Mër. Nën 12th, 2025

Rikthehen seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot rifillojnë seancat e planifikuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, anulimi i seancave të mëparshme ishte bërë për shkak të shtyrjes së dëshmisë së diplomatit amerikan, Christopher Hill.

Sipas kalendarit të gjykatës, dëshmia e Hill do të nisë sot në orën 14:00 dhe do të zgjasë deri në 17:00.

Seancat pritet të vazhdojnë edhe gjatë tre ditëve të ardhshme, nga ora 09:00 paradite./

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *