Die. Nën 9th, 2025

Konjufca: Se a do të kemi qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, e kanë në dorë partitë opozitare

Mandatari për kryeministër Glauk Konjufca, ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve në Prishtinë. Konjufca pasi ushtroi të drejten e votës ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së tij kryeministër i vendit.

Ai tha se nuk e di sa i ka gjasat që të zgjidhet kryeminsitër, pasi që sipas tij kjo është në dorën e partive opozitare.

“Nuk e di saktë me probabilitet dhe me përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër. Por unë mendoj që Kosova do ta ketë një qeveri. Por në fund të fundit nuk varet krejtësisht nga Lëvizja VV . Kësaj radhe zgjedhjen se a do te kemi qeveri të re, apo do të shkojmë në zgjedhje, krejtësisht në dorë e kanë partitë që ne iu themi opozitare. Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë e dytë, manadatarin e dytë. Në këtë rast unë u propozova. Vet kryeministri Kurti më nominoi. Presdidentja me mandatoi. Kabineti im dhe vet si kandidat për kryeminister, do të dal në seancë, kur ne do ta vendosim diten e saktë. E pastaj se a do të votohem apo jo më së shumti në dorë e kanë deputetët e partive tjera. Meqenëse ju e dini qe deri tani në këtë kompozicionin e numrave të mazhorancës, nuk kanë qenë më shumë se 56 apo 57″, ka thënë Konjufca

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *