Kosovë
Dita e hënë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa në disa zona priten edhe vranësira të pakta.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27°C deri në 31 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Shqipëri
Edhe për ditën e Hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e orë të plota me diell. Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta 38 grade celcius.
🌬 Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s,
🌊 Valëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm.Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 35 grade celcius.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. 🌤️

