Pre. Kor 24th, 2026

Zulfaj e Palatová diskutojnë për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës

Kryenegociatori i Kosovës për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim pune me ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatován, në kuadër të koordinimit të rregullt për procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, palët kanë shqyrtuar ecurinë e bashkëpunimit në fushat kyçe të procesit të anëtarësimit, duke u ndalur te zbatimi i Instrumentit për Reforma dhe Rritje, projektet e financuara nga Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), si dhe zhvillimet e fundit që lidhen me agjendën evropiane të Kosovës.

Sipas Zulfajt, bashkëpunimi i vazhdueshëm me Zyrën e BE-së mbetet i rëndësishëm për përparimin e reformave dhe koordinimin e aktiviteteve që mbështesin rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Takimi është pjesë e komunikimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për çështjet që lidhen me procesin e integrimit dhe zbatimin e reformave.

Postime të Ngjashme