Është zbardhur dinamika e ngjarjes së djeshme në Lezhë, ku çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, u ekzekutuan me armë zjarri.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi tha se dyshohet se vrasja është bërë për motive hakmarrje.
Janë zbardhur edhe emrat e autorëve që dyshohet se vranë çiftin Mujeci ditën e djeshme në Lezhë.
Janë shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.

