Hën. Tet 26th, 2026

Vrau kunatën me sopatë, Prokuroria deklarohet për tragjedinë në Vitomiricë të Pejës

Një grua është vrarë sonte në Vitomiricë të Pejës. Dyshohet se ajo u privua nga jeta me sopatë nga kunati i saj.

Lidhur me rastin,  është deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast vrasjeje.

“Ka ndodhur një vrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë të Policisë së Kosovës, me të gjitha njësitë relevante, si dhe kryeprokurorja dhe prokurorja e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi .

Ndërkohë, sipas informacioneve , viktima është A.Z., shqiptare me shtetësi amerikane, ndërsa i dyshuari është nga komuna e Deçanit.

Postime të Ngjashme