Die. Tet 25th, 2026

PARASHIKIMI I MOTIT PËR KOSOVË 26–30 TETOR 2026

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
PARASHIKIMI I MOTIT PËR KOSOVË
26–30 TETOR 2026
PËRMBLEDHJE
Gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Të hënën, në disa zona, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të krijohen kushte për paraqitjen e mjegullës në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 7°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 dhe 15°C. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndimore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s.
E HËNË, 26 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende parashihen riga shiu.
🌡️ Temperaturat minimale: 1–4°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 9–12°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–5 m/s.
E MARTË, 27 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës mundësi për mjegull.
🌡️ Temperaturat minimale: 0–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 11–14°C
💨 Era: Verilindore, 1–4 m/s.
E MËRKURË, 28 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës mundësi për mjegull.
🌡️ Temperaturat minimale: 0–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 10–13°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–3 m/s.
E ENJTE, 29 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperaturat minimale: 1–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 11–14°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–4 m/s.
E PREMTE, 30 TETOR 2026
☁️ Mot kryesisht i vranët.
🌡️ Temperaturat minimale: 1–4°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 11–15°C
💨 Era: Verilindore, 1–4 m/s.
KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE
Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Mëngjeset e ftohta dhe ndryshimet e temperaturës gjatë ditës mund të ndikojnë te personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore. Rekomandohet veshje e përshtatshme, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Pavarësisht mungesës së lagështisë, duke qenë se jemi në fazën e mbjelljeve vjeshtore, në zonat ku kushtet e tokës dhe mundësitë e lejojnë, veçanërisht në tokat e lehta, rekomandohet vazhdimi i fushatës së mbjelljeve. Në zonat e larta ekziston mundësia e paraqitjes së brymës dhe mjegullës, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit.
INDEKSI UV
Indeksi UV do të jetë i ulët gjatë gjithë periudhës. Rreziku nga rrezatimi ultravjollcë do të jetë minimal dhe nuk pritet të nevojiten masa të veçanta mbrojtëse

Postime të Ngjashme