Pre. Kor 17th, 2026

Vjedhje e rëndë afër Prishtinës, hajnat depërtojnë me forcë në një kompani dhe marrin para

Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 16 korrikut në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij, nga ku kanë vjedhur një shumë parash.

Përveç vjedhjes, të dyshuarit kanë shkaktuar edhe dëme materiale në objekt, transmeton IndeksOnline.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Postime të Ngjashme