Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:43, ku drejtuesi i një automjeti me targa vendore ka humbur kontrollin mbi veturën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

