Avokatët britanikë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë nisur procedurat për t’iu drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen e arrestit të tij.
Një javë më parë, mbrojtësit ligjorë i kërkuan SPAK-ut zhvillimin e një takimi më 10 shtator, me qëllim që Veliaj të firmoste aplikimin që do t’i dërgohet Gjykatës së Strasburgut.
Sipas informacionit të bërë të ditur nga mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj, SPAK nuk e ka pranuar zhvillimin e takimit në datën e kërkuar. Avokatët pretendojnë se për refuzimin nuk u është komunikuar asnjë arsye.
Pavarësisht kësaj, mbrojtja sqaron se procedura për dërgimin e çështjes në Strasburg do të vijojë. Aplikimi në Gjykatën e Stasburgut do të realizohet pa takimin e parashikuar mes Veliajt dhe avokatëve britanikë më 10 shtator 2026.
Mbrojtja e Veliajt synon që në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të kundërshtojë çështjen që lidhet me arrestimin dhe masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

