Enj. Sht 10th, 2026

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në sistemin e burgjeve

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve të Shqipërisë, Adriatik Kupi, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave mes sistemeve penitenciare të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fokus të diskutimeve kanë qenë çështjet e sigurisë, rehabilitimit dhe risocializimit të personave të privuar nga liria, si edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Nga Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë është theksuar se ky takim përbën një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy institucioneve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën penitenciare.

Postime të Ngjashme