Mar. Nën 3rd, 2026

Uran Ismaili për raportim në Komision: Nuk po kërkojmë të thërrasim Kurtin, por ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të LVV-së, Egzon Azemi, i cili tha se ka nuanca që Komisioni po përdoret edhe për çështje politike.

Ismaili ka mohuar se PDK-ja po e shfrytëzon Komisionin për fushatë politike, duke theksuar se qëllimi është kërkimi i llogaridhënies nga institucionet shëndetësore.

“Unë nuk po them hajde e thirrim Albin Kurtin, as Xhelal Sveçlën, as Donika Gërvallën, as për rastin e vdekjes së Arlindës. Unë po them me thirr ministrin e Shëndetësisë, drejtorin e SHSKUK-së. Komisioni për Shëndetësi këtë detyrë e ka. Pra, nuk ka tendencë të tillë. Unë po them me bë raportim”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka insistuar se kërkesa e tij është që institucionet përgjegjëse të raportojnë para Komisionit për çështjet që lidhen me shëndetësinë.

Postime të Ngjashme