Mër. Pri 29th, 2026

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra të Drenasit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të qëndrojë nesër në Komunën e Drenasit, ku do të vizitojë tri fshatra dhe do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Sipas agjendës zyrtare për datën 30 prill 2026, aktivitetet do të nisin në ora 09:30 me homazhe në Gllobar.

Më pas, në ora 10:15, Haxhiu do të bëjë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Verboc, ndërsa në ora 10:45 do të vizitojë Shtuticën, ku po ashtu do të vendosë lule dhe do të nderojë të rënët për liri.

Postime të Ngjashme