Mër. Nën 18th, 2026

Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë fotografuar së bashku për herë të parë në margjinat e samitit të APEC-ut, në prag të takimit të tyre historik që do të zhvillohet të enjten.

Sipas pamjeve të publikuara, vihet re se Trump dhe Putin i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që nga takimi i tyre në Alaskë, në gusht të vitit të kaluar.

Më pas, të tre liderët pozuan për një fotografi në grup së bashku me udhëheqësit e tjerë të APEC-ut.

Ajo që bie në sy është se Xi e ftoi Putinin të ulej pranë bashkëshortes së tij, ndërsa Trumpit i kërkoi të qëndronte pranë tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjellin mediat vendore.

Postime të Ngjashme