Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e quajti Vladimir Putinin “mik të vjetër”.
Dy liderët u takuan në Shenzhen, në prag të samitit të liderëve të rajonit Azi-Paqësor, të organizuar nga Kina, shkruan BBC.
Xi po përpiqet të ruajë një ekuilibër të brishtë ndërsa diskutojnë për luftën në Ukrainë, furnizimet me energji dhe marrëdhëniet e tyre me SHBA-në.
Të enjten, të dy liderët do të zhvillojnë një takim trepalësh të paprecedentë me presidentin amerikan Donald Trump.
Disa gazeta ruse tashmë po e cilësojnë këtë si një “fitore diplomatike” për Putinin.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, do të udhëtojë drejt Kinës më vonë gjatë ditës, teksa nuk është bërë e ditur agjenda e tij e takimeve.

