Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se negociatat me Iranin, me shumë gjasë përmes ndërmjetësve, do të nisin sot.
Ai shtoi se bisedimet me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin e shtynë të anulonte atë që e përshkroi si një “sulm masiv”, i planifikuar për të premten, transmeton Indeksonline.
Trump deklaroi se mund të arrihet një marrëveshje për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit dhe se do të ketë gjithashtu një marrëveshje për çnuklearizimin e Iranit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se negociatat mes Omanit dhe Iranit për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit ndodhen në “fazat përfundimtare”, ndërsa bisedimet janë “drejt finalizimit”.
Hassan Ghashghavi, zëdhënës i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Parlamentit iranian, tha se ndërmjetësit po përpiqen të ringjallin memorandumin e mirëkuptimit të muajit qershor me Uashingtonin. Ai shtoi se një “shkëmbim pikëpamjesh” është ende në zhvillim dhe se procesi “po përparon”

