Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”, tha presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Zyrën Ovale.
“Po flas me Putinin. E njoh shumë mire”, tha ai.
Steve Witkoff dhe Jared Kushner sollën me vete një “propozim për t’i dhënë fund luftës” midis Rusisë dhe Ukrainës, shtoi manjati, duke kujtuar se ata tashmë kanë zgjidhur “tetë luftëra”, shkruan ANSA.
Dy të dërguarit e presidentit do të vizitojnë së pari Rusinë, pastaj Ukrainën.

