Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pas pak pritet të nis seanca e radhës në gjykimin për krim të organizuar, trafikim me njerëz dhe vepra të tjera penale, ku të akuzuar janë Fabiana Anais Cobos Vega, Batuhan Beyoglu, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj.
Në këtë rast, Vega dhe Beyoglu akuzohen për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz, ndërsa Beyoglu ngarkohet edhe për vepra që lidhen me narkotikët.
Jashanica dhe Lecaj akuzohen për grabitje dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit. Gjykimi po zhvillohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Rrahman Beqiri, me anëtarët Leon Përlaska dhe Kushtrim Shyti.

