Sht. Sht 5th, 2026

Ischinger: Kos me të drejtë anuloi vizitën në Beograd, çfarë akti i neveritshëm të nderosh një vrasës masiv

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se me plotë të drejtë Komisionerja e BE-së, Marta Kos, ka anuluar vizitën e saj në Beograd pas nderimit që Serbia ia ka bërë kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq.

Ischinger ka thënë se një akt i tillë i nderimit të një vrasësi masiv është i neveritshëm dhe ka pyetur nëse presidenti serb, Aleksander Vucic, iu ka kërkuar falje familjeve të viktimave.

“Marta Kos ka plotësisht të drejtë. Çfarë akti i neveritshëm të përpiqesh të nderosh kujtimin e një vrasësi masiv të dënuar. A u ka kërkuar falje Presidenti Vuçiç familjeve të viktimave?” ka shkruar Ischinger.

@MartaKosEU is absolutely right. What a despicable act to try to honor the memory of a convicted mass murderer. Has President Vucic apologized to the families of the victims? https://t.co/fw1AAEgLMu

— Wolfgang Ischinger (@ischinger) September 5, 2026

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme