Mar. Maj 26th, 2026

Tolaj fajëson shtetin për numrin e madh të aksidenteve rrugore

Kandidati për deputet nga AAK, Arbër Tolaj ka thënë se aksidentet e shpeshta rrugore po na marrin jeta njerëzisht çdo ditë.

Sipas Tolajt, shteti nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar aksidentet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

“Si kandidat për deputet dhe si Aleancë do të punojmë që të rrisim ndërgjegjësimin, por mbi të gjitha të shtrëngojmë masat ligjore, të shtohet monitorimi me kamera i akseve kryesore dhe të investohet në infrastrukturë më të sigurt”, ka shkruar ndër të tjera Tolaj.

Postime të Ngjashme