Mar. Qer 30th, 2026

Tjetër largim nga Gjilani, Bilali i jep fund me klubin “kuqebardh”

Klubi i futbollit SC Gjilani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin nga Tetova, Sabit Bilali, pas skadimit të kontratës mes palëve.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi falënderoi Bilalin për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij, .

Gjatë aventurës me fanellën kuqe e bardhë, Bilali regjistroi 65 paraqitje në kampionat dhe katër ndeshje në Kupën e Kosovës, ndërsa realizoi edhe tre gola.

Nga Gjilani vlerësuan profesionalizmin, përkushtimin dhe korrektësinë e futbollistit, duke theksuar se ai ka gëzuar respektin e bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve.

“Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja”, thuhet në mesazhin përmbyllës të klubit drejtuar mesfushorit tetovar.

Postime të Ngjashme