Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar propozimin për shpalljen “Qytetar Nderi” të kryeqytetit për katër ish-drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Vendimi vjen pas propozimit të bërë më herët për nderimin e tyre, me motivacionin për kontributin në luftën dhe rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, si dhe për lidhjet dhe bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë.
Me këtë vendim, Tirana u akordon katër ish-krerëve të UÇK-së titullin “Qytetar Nderi”, duke i përfshirë në mesin e personaliteteve që janë nderuar me këtë titull nga kryeqyteti shqiptar.

