Mar. Kor 7th, 2026

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por për këtë kërkohen reforma.

Ai në një postim në X pas takimeve që ka zhvilluar me ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se po punojnë në anëtarësimin e Kosovës në BE.

“Po punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosovës duhet t’i hapet rruga e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo ka thënë se në këtë proces Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por proces meritor.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas takimit me Terras ka se Kosova është e angazhuar për avancimin e rrugës evropiane.

Konjufca kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me eurodeputetin Riho Terras, Raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Postime të Ngjashme