Ka eskaluar protesta para Kuvendit të Kosovës. Policia ka ndërhyrë duke tentuar shpërndarjen e protestuesve, të cilët nuk po lejojnë daljen e deputetëve nga Kuvendi.
Në një video shihet se protestuesit kanë penguar edhe lëvizjen e ambulancës, e cila ishte nisur për t’i marrë policët e lënduar, raporton IndeksOnline.
Situata rreth Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa në terren vazhdojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policore.

