Ka eskaluar situata përreth Kuvendit të Kosovës, ku grupe protestuesish janë përleshur me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë,
Gjatë përplasjeve, Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, ka edhe zyrtarë policorë të lënduar.
Tensionet vazhdojnë në zonën përreth Kuvendit, ndërsa forca të shtuara policore mbeten të angazhuara në terren.
