Një shtetase e huaj është sulmuar me thikë dhe më pas është grabitur në Prishtinë, në një rast që po hetohet nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 korrik 2026, rreth orës 22:00. Një person i panjohur dyshohet se e ka sulmuar me thikë viktimën dhe i ka grabitur para të gatshme si dhe një telefon mobil.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa më pas është liruar.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit

