Enj. Gus 6th, 2026

Stenda e Shtëpisë Botuese “Dituria Islame” tërhoqi interesimin e shumë vizitorëve në ditën e parë të edicionit jubilar të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin.

Stendën e “Diturisë Islame” e vizitoi edhe presidenti i Shqipërisë z. Bajram Begaj, i cili vlerësoi pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore. Me këtë rast, në shenjë respekti, përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese “Dituria Islame” znj. Mihana Goga- Bekteshi i dhuroi Presidentit një nga botimet e “Diturisë Islame”.

Në këtë panair, “Dituria Islame” prezantohet me 60 tituj, prej të cilëve 20 janë botime të reja, duke ofruar një përzgjedhje të pasur të literaturës islame, shkencore, edukative, kulturore dhe për fëmijë.

Panairi i Librit në Ulqin do të jetë i hapur deri më 10 gusht, ndërsa Shtëpia Botuese “Dituria Islame” mirëpret edhe në ditët në vijim të gjithë dashamirët e librit në stendën e saj, ku mund të furnizohen me botimet e saj dhe të njihen me botimet më të reja.

Postime të Ngjashme