Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çdo strukture politike.
“Kemi informacione serioze operative të sigurisë se mbyllja e njoftuar e kapitujve të rinj të negociatave do të pasohet nga një veprim hibrid i koordinuar, që përfshin zyrtarë të të paktën dy shteteve nga rajoni”, shkroi Spajiq në rrjetin X.
Qëllimi, siç tha ai, është destabilizimi i Malit të Zi.
“Sipas njohurive tona, aktivitete të tilla synojnë destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritur të aktorëve të caktuar politikë dhe një pjese të skenës mediatike në vendin tonë. Ne i dimë këto qëllime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekjet për destabilizim nuk do ta ndryshojnë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila është më e madhe se interesi i përditshëm i çdo strukture politike”, tha ai.
Kliko ketu per postimin e plote

