Enj. Tet 15th, 2026

Sot ndërrohet komanda e KFOR-it, Ulutash ia dorëzon detyrën Vergorit

Sot do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ceremonia zyrtare do të zhvillohet në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë detyrën gjeneralmajor Roberto Vergorit.

KFOR-i është i pranishëm në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, me mandat për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Aktualisht, në kuadër të këtij misioni shërbejnë rreth 4 mijë e 657 trupa nga 31 vende të botës.

KFOR-i vazhdon të veprojë në përputhje me mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Postime të Ngjashme