Hën. Maj 25th, 2026

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për 8 qershor procesin e veçuar të të bashkëpandehurve të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.

Siç raporton A2 CNN-i, seanca e së hënës u shty për shkak të mungesës së të pandehurës, Ema Çoku.

Në këtë proces të pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Dështimi i seancës beri të pamundur edhe leximin e konkluzioneve përfundimtare të SPAK-ut

Postime të Ngjashme