SHBA-ja, Danimarka dhe Grenlanda kanë nënshkruar një marrëveshje mbrojtjeje që i lejon Uashingtonit të ndërtojë dy baza të reja ushtarake në territorin e Arktikut, duke riafirmuar njëkohësisht sovranitetin e Kopenhagës mbi të.
Para ceremonisë së nënshkrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të fillojmë menjëherë procesin e zhvillimit të një pranie të madhe ushtarake.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se marrëveshja ishte e mirë për SHBA-në, Danimarkën dhe Grenlandën, gjithashtu për Evropën dhe NATO-n.
Ndërsa, kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha se ishte një marrëveshje “fitore për të dyja palët”.
Tre udhëheqësit më pas nënshkruan marrëveshjen, duke i dhënë fund më shumë se një viti tensionesh mbi territorin e Arktikut.

