Mar. Nën 10th, 2026

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli i Spanjës

Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpoli i Spanjës është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 9 nëntor 2026 është arritur të lokalizohet vetura e kërkuar ndërkombëtarisht.

Vlera e automjetit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 20 mijë euro.

“Prishtinë 06.11.2026 – 15:00. Më 09.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Spanjë. Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet rreth 20.000 €. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Postime të Ngjashme