Një incident me lëndime trupore është raportuar të martën në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve të përfshira,
Policia bën të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë viktimën, po ashtu mashkull kosovar.
Si pasojë e përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar të dyja palët, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor

