KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoftim thuhet se kjo është realizuar pas një pune intensive.
“Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë. Pas një pune intenzive nga ekipet në terren, tashmë është rikthyer furnizimi me energji në të gjitha zonat e afektuara me ndërprerje. Falenderojmë konsumatorët për mirëkuptimin”, ka thënë ai.
Si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës, përfshirë zonën e Kampusit Universitar, Aktashin dhe Lagjen Pejton, kanë mbetur pa energji elektrike, kishte njoftuar KEDS.

