Hën. Pri 27th, 2026

Restaurohet Xhamia e vjetër e Orllanit

Xhamia e vjetër e Orllanit, e ndërtuar në shekullin XVIII, ndërsa me strukturë ekzistuese që nga vitet ’60, ka filluar që të restaurohet. Restaurimi synon ta ruajë xhaminë në gjendjen ekzistuese si strukturë arkitekturore, duke mbrojtur edhe gjurmët e saj si dëshmi historike për brezat që vijnë.

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Kulturës dhe Turizmit, znj. Saranda Bogujevci, e shoqëruar edhe nga kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizituan dhe panë nga afër objektin e xhamisë së vjetër në Orllan.
Pas përfundimit, objekti do të funksionalizohet dhe muzealizohet si hapësirë e vizitueshme për komunitetin dhe vizitorët, me karakter prezantues të historisë së saj dhe xhamive të tjera të shkatërruara gjatë luftës.

Kujtojmë se gjatë luftës së fundit më 1999, xhamia u dogj tërësisht nga forcat serbe dhe ka mbetur në gjendje të rënduar deri sot.
Ky restaurim po mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Postime të Ngjashme