Enj. Pri 30th, 2026

Raporti i ekspertëve britanikë konfirmon shqetësimet për funksionimin e Speciales

Shqetësime serioze lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka konstatuar edhe raporti preliminar i një autoriteti të pavarur ndërkombëtar, raporton KosovaPressi.

Ky raport evidenton shqetësime serioze lidhur me “kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes”.

Kështu ka njoftuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili bëri të ditur se ky raporti i “Bar Human Rights Committee of England & Wales” konfirmon edhe shqetësimet e ngritura më parë nga vet Institucioni i Avokatit të Popullit.

Sa i përket çështjes së paraburgimit dhe kufizimit të të drejtave gjatë qëndrimit në paraburgim, raporti evidenton shqetësime serioze lidhur me kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes. Dhe për më tepër, raporti konstaton se lirimi në Holandë ku zhvillohet procedura penale nuk është i mundur. Duke krijuar një pengesë strukturore që rëndon pozitën e të akuzuarve. Pra, edhe fakti që deri më sot ka pasur shumë pak lirime të parakohshme edhe pse kanë kaluar disa vite nga fillimi i procesit dhe nga momenti kur janë paraburgosur personat që janë atje, le të kuptosh që një pretendim i tillë jo vetëm që mund të ngritet si shqetësim por edhe mund të evidentohet si fakt konkret”, ka deklaruar ai.

Lajmi në zhvillim…

Postime të Ngjashme