Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se me bllokimin e konstituimit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje po dëshmon se ka mungesë serioze institucionale dhe kombëtare për siç shtoi, në mirëmbajtjen e institucioneve dhe promvimin e sigurisë kombëtare.
Ai shtoi se LVV dhe qeveria në detyrë e kësaj partie, nuk kanë të drejtë që të marrin vendime derisa nuk e kanë marrë mandatin për këtë nga Parlamenti i Kosovës.
Ramadani: Me bllokadë, VV dëshmon mungesë serioze institucionale e kombëtare
“E para është se dëshmohet një mungesë serioze institucionale dhe kombëtare në mirëmbajtjen e institucioneve dhe promovimin e sigurisë kombëtare. Dhe e dyta është shkelje e patjetërsueshme, e padilemë e ligjeve në zinxhir. Sot, Aleanca ka paraqitur kallëzim penal në Prokurori Speciale, se as nuk kanë të drejtë ligjore dhe as mandat të marrë nga parlamenti për të marrë vendime në emër të popullit të Kosovës. Kur e marrin atë mandat, atëherë flitet për një situatë ligjore. Thelbi i krejt situatës në të cilën është Kosova është mos-konstituimi i kuvendit. Kushdo që tenton të shpërqendrojë temat politike, ta keni të qartë se në Kosovë ekziton një temë e madhe politike e që është bllokada e Kuvendit të Kosovës”, tha Ramadani, raporton KosovaPress.
Sipas Ramadanit, kjo bllokadë rrezikon ta fus Kosovën në një situatë në të cilën nuk ka qenë asnjëherë më parë, teksa sipas tij, VV-ja tashmë është në panik ligjor për shkak të të bëmave të saj.

