Ramadani kërkon që sot të votohet Ligji për Specialen: “Është ditë përgjegjësie”
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që sot Kuvendi të votojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohur si Ligji për Gjykatën Speciale.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ramadani e ka cilësuar ditën e sotme si një moment përgjegjësie dhe ka bërë thirrje që ndryshimet ligjore të miratohen në të dy leximet.
Sipas Ramadanit, ndryshimi i këtij ligji përbën një veprim institucional që, siç shprehet ai, synon mbrojtjen e të drejtës dhe dinjitetit të personave që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.
Ai ka insistuar që procesi i votimit të përfundojë sot në të dy leximet, duke e paraqitur këtë si një përgjegjësi institucionale.

