Hën. Tet 5th, 2026

OVL-UÇK ndryshon orarin e protestës: “UÇK na bashkon”, tubimi në 09:00 para Kuvendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar ndryshimin e orarit të protestës së paralajmëruar para Kuvendit të Kosovës.

Protesta, e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në orën 12:00, tani do të zhvillohet në orën 09:00, në kohën kur pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në rendin e ditës së seancës pritet të jetë edhe shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të propozuara nga PDK-ja. Pikërisht zhvillimet lidhur me punimet e Kuvendit kanë ndikuar në ndryshimin e orarit të protestës.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës para ndërtesës së Kuvendit. Mesazhi i veteranëve është i qartë: “UÇK na bashkon, shihemi në ora 09:00 para Kuvendit.”

Tubimi zhvillohet në një kohë kur në Kuvend pritet të diskutohet ndryshimi i ligjit që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Postime të Ngjashme