Hën. Gus 3rd, 2026

Punime në rrugën Arllat–Malishevë, kompania del me njoftim

Kompania përgjegjëse për punimet në rrugën rajonale R110 Malishevë–Arllat ka njoftuar se një pjesë e këtij aksi është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit, për shkak të zhvillimit të punimeve dhe injektimit të pilotave në segmentin Tërpezë e Ulët, qarkullimi i automjeteve është ndërprerë përkohësisht.

Për të shmangur bllokimin e trafikut, automjetet do të devijohen përmes bypass-it alternativ, i cili do të shërbejë deri në përfundimin e kësaj faze të punimeve.

Postime të Ngjashme