Enj. Maj 21st, 2026

Punëtori që ra nga kulmi ku po punonte në Ferizaj, në gjendje të rëndë

Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë.

Për gjendjen e tij detaje për KosovaPress ka dhënë drejtori i Intezivës në QKUK, Shaqir Uka.

Siç tha ai, pacienti ka arritur në Qendrën Emergjente, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.

Më pas, ai është transferuar në departamentin e Mjekimit Intensiv ku është duke qëndruar i shtrirë në shtrat me aparatura.

“Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash. Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv. Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai për KosovaPress.

Sipas tij, lëndimet më të mëdha pacienti i ka marrë në pjesën e gjoksit.

Postime të Ngjashme