Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Protesta është duke u mbajtur para objektit të qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë një konferencë për media. Protestueset janë afruar pranë hyrjes së qeverisë, duke brohoritur: “Dilni jashtë” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.
Për dy ditë radhazi protestuesit kanë kërkuar dorëheqje të Gërvallës dhe Sveçlës, ndërsa ditën e djeshme kërkesat e tyre ishin që të ketë edhe burgosje.

