Die. Nën 1st, 2026

Protestë nga ora 17:00 në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Nga ora 17:00, për të pestën ditë me radhë, do të protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn.

Nesër bëhet një javë prej kur Zekaj u vra me sëpatë nga ish-kunati i saj, teksa organet e rendit në Pejë veçse ishin në dijeni mbi situatën e rënduar me dhunë në familjen e saj.

Organizatorët po fajësojnë shtetin për dështim të mbrojtjes së Arlindës, duke kërkuar dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, pas suspendimit të zingjirit të përfshirë në rastin e Arlindës, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurorinë Themelore të Pejës.

Postime të Ngjashme