Pre. Tet 16th, 2026

Protestë në Prishtinë, punëtorët kërkojnë respektimin e vendimit për pagën minimale

Punëtorët teknikë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Prishtinë, së bashku me punonjësit e sigurimit fizik, do të protestojnë sot për shkak se pagat e tyre nuk janë paguar në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se tubimi do të fillojë në orën 11:00, pranë zyrave të federatës, prej nga pjesëmarrësit do të marshojnë drejt oborrit të Komunës së Prishtinës.

Në këtë protestë pritet të përfshihen punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe personeli teknik dhe punonjësit e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Sipas federatës sindikale, protestat do të vazhdojnë derisa të përmbushen kërkesat e punëtorëve lidhur me pagesat e tyre.

Postime të Ngjashme