Sht. Tet 17th, 2026

Agjenda e ngjarjeve të datës 16 tetor

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, mban takim me përfaqësuesit e postave dhe ofruesit e shërbimeve postare. (Restoranti “Gizzi”, Bregu i Diellit, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton dhe miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:30)

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) proteston për shkak të mos pagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale. (Protesta nis nga zyrat e FSPTSPK-së dhe vazhdon deri në oborrin e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

Me rastin e fillimit të sezonit ngrohës 2026/2027, “Termokos” do të organizojë një ceremoni rasti, ku merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Termokos, Prishtinë, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon konferencë për media me rastin e publikimit të dy hulumtimeve parlamentare: “Hulumtim parlamentar: Llogaridhënia dhe integriteti në sistemin e drejtësisë” dhe “Hulumtim parlamentar: Reforma e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial dhe Akademisë së Drejtësisë”. (Zyrat e IKD-së rruga “Ilaz Agushi”, numër 146, ora 11:00-11:25)

Mbahet ceremonia përmbyllëse e “Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë”, organizuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. (Salla Perria Ballroom, “Courtyard by Marriott”, Prishtinë, ora: 11:00)

Mbahet Samiti i Paqes dhe Demokracisë në Kosovë me temën “Epoka e Entropisë”. (Hotel “Venus”, Prishtinë, ora 09:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton gjetjet kryesore dhe rekomandimet e KDI-së lidhur me monitorimin e Reformës në Drejtësi për periudhën janar–qershor 2026. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, 10:00

Në Komunën e Skenderajt organizohet ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj:

12:00 – Akademi Përkujtimore (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Skenderaj)

13:00–15:00 – Homazhe pranë arkivolit (Palestra Sportive “Ilaz Kodra”, Skenderaj)

16:00 – Ceremonia e varrimit. (Varrezat e Dëshmorëve, Marinё)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare. ( Salla e konferencave në objektin e vjetër të Komunës, ora 12:00)

Postime të Ngjashme