Në München të Gjermanisë është paralajmëruar protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protesta do të mbahet më 3 tetor 2026, nga ora 17:30, në Geschwister-Scholl-Platz.
Motoja e protestës do të jetë “Liria ka emër – Jo në emrin tim”, ndërsa në posterin e publikuar shfaqen edhe figurat e ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani dhe më gjerë që t’i bashkohen protestës

