Një person është arrestuar të dielën në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit.
Sipas policisë, gjatë një bastisjeje të realizuar më 27 shtator 2026, rreth orës 10:30, në kulmin e shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

