Mër. Sht 2nd, 2026

Propozimi për president që Thaçi të rikthehet në këtë detyrë, Haxhiu thotë se Fokusi duhet të jetë te vendim i gjykatës dhe jo perdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale

Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj propozimeve që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë pozitë.

Haxhiu në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, tha se fokusi duhet të jetë te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në situatën aktuale.

“As vetë z. Thaçi s’ka nevojë për një qasje të tillë. Ajo çka do duhej të ishte fokusi jonë është që vendimi i gjykatës ta korrigjojë kërkesën e padrejtë të Prokurorisë Speciale dhe jo të tentohet të përdoret emri i Thaçit në situatën aktuale”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se propozimet e tilla, sipas saj, nuk i shërbejnë Thaçit.

“Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm”, u shpreh Haxhiu.

Postime të Ngjashme