Hën. Sht 28th, 2026

Prokuroria dhe Policia zbarkojnë në Isniq të Deçanit, gjendet një mini-parcelë me bimë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Operacioni policor është zhvilluar mëngjesin e së hënës në fshatin Isniq të komunës së Deçanit, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë. Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësiti Antidrogë në Pejë.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësiti Antidrogë në Pejë ka zhvilluar mëngjesin e së hënës një operacion policor në fshatin Isniq, në komunën e Deçanit.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar dy persona, të dyshuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar:

– 7 bimë narktotike të kultivuara;

– 28.6 gramë substancë naroktike të llojit marihuanë dhe

– paisje të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur për perpunimin e substancave.

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e angazhuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me narkoktikët, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve dhe interesit publik.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të prokurorisë dhe policisë.

Postime të Ngjashme