Hën. Gus 3rd, 2026

Prishtinë: Babai kërcënon me sëpatë djalin dhe bashkëshorten, dëmton derën e shtëpisë

Një rast i kanosjes dhe dëmtimit të pronës është iniciuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi një burrë dyshohet se ka dëmtuar me sëpatë derën e hyrjes së banesës dhe ka kanosur djalin e tij dhe bashkëshorten.

Sipas policisë, rasti është iniciuar më 1 gusht 2026, në konsultim me prokurorin, ndërsa ngjarja kishte ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 00:30.

Viktima ka deklaruar se pas një mosmarrëveshjeje, babai i tij kishte goditur me sëpatë derën e hyrjes së shtëpisë, duke e dëmtuar atë, si dhe kishte kanosur atë dhe nënën e tij.

Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, çështja është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Postime të Ngjashme